image Përfundon seanca gjyqësore për rastin 'Pronto', Grabovci i quan konsultative telefonatat e përgjuara

Drejtësi

Përfundon seanca gjyqësore për rastin ‘Pronto’, Grabovci i quan konsultative telefonatat e përgjuara

news image

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme për rastin “Pronto”.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është shprehur i habitur që ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për rastin “Pronto”. Ai ka thënë se nuk mund ta pranojë që, sipas tij, gjykata ka bërë dallime politike.

“Më çudit fakti si mund të akuzohem që i kam bërë padrejtësi dikujt”, ka thënë ai në seancën gjyqësore.

Grabovci, për telefonatat e përgjuara në rastin “Pronto”, ka thënë se më shumë kanë mbetur konsultative.

 “Mua më është bërë gjykim moral. Atë çka ka ndodhur në Gjykatën e Apelit, e vlerësoj plotësisht të padrejtë”, ka thënë tutje ai.

Në bisedat e përgjuara dëgjohen zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të cilët bisedonin për emërime në borde publike e institucione shtetërore. /Gazeta Sinjali/