Kanë përfunduar punimet në Bllokun B2 të Termocentralit Kosova B, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.
Ai tha se janë në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se punimet ne njësinë prodhuese B-2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë. Aktualisht jemi në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese”, ka thënë Bucolli.