image Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, KQZ në pritje të ankesave para shpalljes së rezultateve

Politikë

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, KQZ në pritje të ankesave para shpalljes së rezultateve

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e rinumërimit në të gjitha 185 vendvotimet për të cilat ishte marrë vendim për verifikim, duke hapur rrugën për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rinumërimi ka përfunduar sot në mesditë dhe të gjitha të dhënat janë përditësuar në sistemin e rezultateve.

Me mbylljen e këtij procesi, KQZ ka përfunduar të gjitha aktivitetet e numërimit dhe rinumërimit, si në Qendrat Komunale të Numërimit ashtu edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Megjithatë, shpallja e rezultateve përfundimtare do të varet nga përfundimi i afateve ligjore për paraqitjen e ankesave dhe nga konfirmimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nëse ka ndonjë rast ende në shqyrtim.

Ndërkohë, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përgatisë një raport të detajuar për procesin e rinumërimit dhe gjetjet e evidentuara në secilin vendvotim.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pasi të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore të parapara me ligj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/