image Përfundon protesta e serbëve në veri, kërkuan mbajtjen e referendumit në Kosovë

Siguri

Përfundon protesta e serbëve në veri, kërkuan mbajtjen e referendumit në Kosovë

news image

Ka përfunduar protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Ata dolën të kundërshtojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë protestë, përveç qytetarëve të komunitetit serb, morën pjesë edhe Slavko Simiq, Goran Rakiq dhe deputetë tjerë të Listës Serbe.

Kujtojmë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë është nisur për në Mitrovicë për çdo incident të mundshëm.

/GazetaSinjali/