image Përfundon numërimi në Malishevë, Kastrati dhe Kilaj takohen në balotazh

Përfundon numërimi në Malishevë, Kastrati dhe Kilaj takohen në balotazh

news image

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku është votuar për kryetarin dhe një asamblist të komunës, raporton Sinjali.

Numërimi i votave nga KQZ ka përfunduar në komunën e Malishevës.

Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve i pari ka dalë kandidati i Nismës Social Demokratike, Ekrem Kastrati me 34,30 për qind të votave.

Në anën tjetër, i dyti është radhitur Isni Kilaj i PDK-së me 29,07 për qind të votave, e i treti Bajrush Hoti i LDK-së me 16,94 për qind.

/GazetaSinjali/