image Përfundon numërimi i votave nga personat me nevoja të veçanta – kaq morën partitë

Politikë

Përfundon numërimi i votave nga personat me nevoja të veçanta – kaq morën partitë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka përfunduar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

KQZ bën të ditur se nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.65%, ose 649 vota.

Pas saj është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 21.46% ose, 380 vota.

E treta, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.66%, ose 242 vota.

E katërta Lista Serbe me 12.93% ose 229 vota.

Dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% ose 127 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/