image Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

Politikë

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

news image

Ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë fitore bindëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), LVV-ja ka marrë 18,789 vota apo 83.28 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota apo 7.13 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,490 vota apo 6.60 për qind.

Aleanca ka 464 vota apo 2.06 për qind.

Sipas rezultateve aktuale, LVV-ja do të ketë 50 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 e AAK-ja 8.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/