image Përfundon numërimi i votave në 10 komuna të Maqedonisë Veriore - Sinjali

Përfundon numërimi i votave në 10 komuna të Maqedonisë Veriore

news image

Në dhjetë komuna janë përpunuar plotësisht të dhënat nga votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Haraçinë, Ridvan Ibraimi nga BDI-ja ka fituar 50.75 për qind të votave, krahasuar me Melikie Halimin nga LSDM – 47.82 për qind të votave.

Në Bogovinë Besnik Emshi nga BDI fitoi 62.29 për qind, ndërsa kundërshtari i tij nga Aleanca për Shqiptarët Albon Xhemaili 36.36 për qind.

Në Vevçan, Spase Kocovski nga VMRO-DPMNE ka 50.41 për qind të votave, ndërsa Sasho Jankoski LSDM – 46.88.

Në Demir Kapi, Llazar Petrov LSDM fitoi 49.93 për qind të votave dhe Andon Donev VMRO-DPMNE 48.47. Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski VMRO-DPMNE ka 49.75 për qind të votave, ndërsa Stevçe Mitrevski LSDM 46.76.

Në Konçe, Zlatko Ristov VMRO-DPMNE fitoi 49.93 për qind të votave, ndërsa Blagoj Iliev LSDM 48.89. Në Lozovë, Boshko Cvetkovski VMRO-DPMNE ka 49.94 për qind të votave, ndërsa Aco Velkovski nga LSDM 47.45.

Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski VMRO-DPMNE mori 51.20 për qind të votave, ndërsa Slavço Pandurski LSDM 45.98 për qind. Në Rosoman, Stojan Nikolov nga LSDM ka 53.65 për qind, ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE 44.31 për qind të votave.

Në Çashkë, Goran Stojanovski nga LSDM ka 56.07 për qind, para Suat Shaqirov nga BDI 41.78 për qind të votave.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin