Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike pas një konflikti në familje, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në Stacionin Policor “Veriu” është paraqitur A. C., 34-vjeçare, e cila ka deklaruar se mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:30, pas një fjalosjeje me bashkëshortin e saj, G. C., ai e kishte ofenduar dhe i kishte shkaktuar dhunë psikike.
Pas intervistimit të viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për dhunë në familje, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.
Për shkak të rrethanave të rastit, viktima është dërguar në një strehimore, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili do të intervistohet sapo të sigurohet prania e tij.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!