image Përfundon Konklava: Papa i ri zgjedhet dhe njoftohet nga Oxhaku i Kapelës Sistine

Botë

Përfundon Konklava: Papa i ri zgjedhet dhe njoftohet nga Oxhaku i Kapelës Sistine

news image

Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine të enjten pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur Papë i ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ende nuk është bërë e ditur emri i papës së ri, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine për të bërë publike njoftimin.

Sapo panë tymin e bardhë, qindra qytetarë të mbledhur në shesh filluan të brohorasin, ndërsa këmbanat ranë në shesh. Turma pret me padurim të njihet me udhëheqësin e ri të Kishës Katolike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/