Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale.
Avokati i saj, Artan Çerkini, ka thënë se ministrja është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares, për çka, siç tha ai, nuk mund të jepen më shumë detaje “ngase çdo publikim paraqet vepër penale”.
“Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori e ka lexuar një paralajmërim për shkaqe të hetimeve, detajet e hetimeve nuk duhet të bëhen publike, ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Më shumë se kaq nuk mund të themi më shumë. Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ai.
Intervistimin e Rizvanollit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate për media, ku u tha se intervistimi u bë me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale të cilën e ka në hetim.