image Përfundon ëndrra e Guild Eagles për Majorin e katërt, mposhten 2:0

Sporte të tjera

Përfundon ëndrra e Guild Eagles për Majorin e katërt, mposhten 2:0

news image

Guild Eagles nuk do të jenë në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike 2.

Ekipi kosovar është mposhtur sot 2:0 nga GamerLegion, duke e humbur mundësinë për pjesëmarrjen e katërt radhazi në Major.

Në “Vertigo”, GamerLegion triumfoi 13:11, e me të njëjtin rezultat fituan edhe na “Mirage”.

Madje, në “Mirage” shqiponjat tona kishin avantazh deri në 9:4, por e lëshuan fitoren nga duart.

GamerLegion tani do të përballet me 9Pandas në ndeshjen përcaktuese për ekipin e fundit evropian që do të marrë biletën për Majorin që zhvillohet në Kopenhagë.

/GazetaSinjaliSport/