Autoritetet në Kinë, kanë hequr bllokadën të vendosur dy muaj më parë në qytetin kinez ku shpërtheu Covid-19, Wuhan.
Ky është një lajm i mirë që tregon se vendi po shkon drejt fundit të krizës shëndetësore.
Që nga data 23 shkurt, banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat e njerëzve ishin të ngazëllyer ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin, raporton AFP.
“Jam mbyllur në burg për 77 ditë”, tha një burrë, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar.
Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend. Në Wuhan, numri i fluturimeve dhe oraret e trenave mbetet i kufizuar aktualisht. Wuhan do të ruajë kufizimet, udhëtimet do të jenë të kufizuara për të të parandaluar çdo rikuperim të mundshëm të virusit./Gazeta Sinjali/