Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion policor kundër qendrave të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në Prishtinë, ku tashmë është arrestuar një shtetas izraelit si i dyshuar kryesor, teksa priten edhe arrestime tjera.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në lagjen Marigona dhe në zyrën e tij te 4 Llullat në Prishtinë, ku kanë sekuestruar dokumente që lidhen me veprimtarinë e tij.
Sinjali mëson se në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësiti K9, Njësiti Kundër Krimeve Kibernetike dhe zyrtarë tjerë në asistencë.
Sipas burimeve, shtetasi izraelit ka qenë tash e një kohë nën masën e vëzhgimit dhe hetimit për shkak të dyshimit se ka konsumuar një varg veprash penale.
Përpos tij, në stacion policor janë shoqëruar edhe nëntë punëtorë të qendrës së thirrjeve e cila është në pronësinë e shtetasit izraelit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.