Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policorë dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë përmbyllur me sukses operacionin që ka të bëjë me grupe kriminale të përfshira në veprën penale të Mashtrimit si formë e Krimit të Organizuar.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 18 persona të cilët dyshohet se kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center”.
Aksioni i policisë është zhvilluar në disa lokacione të ndryshme të vendit si dhe janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar./Gazeta Sinjali/