image Përfshirja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, Kurti tregon nëse do të prishen raportet me shtetin fqinj

Politikë

Përfshirja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, Kurti tregon nëse do të prishen raportet me shtetin fqinj

news image

Tema e Ballkanit të Hapur mbetet ende e ndjeshme kur bëhet fjalë për përfshirjen e Kosovës. Për këtë nismë, së fundi ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai komentoi deklaratën e homologut të tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, se ky i fundit do të avokojë dhe do të përpiqet ta fus Malin e Zi.

Kurti u shpreh se me përfshirjen e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur nuk mund të ndikoj në prishjen e marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe malazezëve.

“Nuk mendoj se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve do të përkeqësohen, mendoj se do të përmirësohen. Jam i bindur për këtë sepse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, por edhe presidenti Gjukanoviq, ai është shumë i qartë dhe e njeh rajonin ndoshta më mirë se unë. Unë di shumë gjëra, por mendoj se z. Gjukanoviq e njeh më mirë rajonin tonë për shkak të përvojës që ka dhe nuk mendoj se marrëdhëniet tona do të përkeqësohen. E di që Ballkani i Hapur është i hapur ndaj Malit të Zi, por nuk mendoj se Mali i Zi është i hapur ndaj Ballkanit të Hapur”, thekson kryeministri i Kosovës për median malazeze, Gradski.me.

Ai gjithashtu shton se shpreh keqardhje për rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura së fundmi në Mal të Zi, veçanërisht në Podgoricë dhe thekson se e konsideron atë një nga ngjarjet më negative në Ballkan këtë vit.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.

/GazetaSinjali/