image Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri para një ore në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

“Rreth orës 16:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në  rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar.”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

Tutje Policia njofton se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, me rastin po merren njësitet kompetente.”, thuhet tutje në këtë përgjigje.

/GazetaSinjali/