image Përflitet se është shtatzënë, këngëtarja e njohur shfaqet për herë të parë në publik

Bota e Yjeve

Përflitet se është shtatzënë, këngëtarja e njohur shfaqet për herë të parë në publik

news image

Pas thashethemeve për shtatzëninë, Eleni Foureira bëri daljen e saj të parë publike. Këngëtarja në dy muajt e fundit i është shmangur daljeve publike dhe është kujdesur të mos ekspozojë shumë barkun.

Këtë herë, megjithatë, kamerat e kanë pikasur në një pjesë qendrore të Athinës.

Emisioni “Mirëmëngjes” prezantoi disa pamje nga dalja e saj në darkë dhe siç thuhej në raport, këngëtarja me origjinë shqiptare u shqetësua nga prania e kamerave aty, raporton abcnews.al.

Kujtojmë se thashethemet se këngëtarja është shtatzënë me Alberto Botia nisën në verë kur ajo anuloi koncertet e planifikuara.

/GazetaSinjali/