image Përfaqësuesja serbe në KE: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë, thelbësor për Ballkanin Perëndimor

Rajon

Përfaqësuesja serbe në KE: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë, thelbësor për Ballkanin Perëndimor

news image

Përfaqësuesja serbe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Elvira Kovacs, thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ajo në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së tha se shpreson që Serbia dhe Kosova të arrijnë një zgjidhje të këndshme për të dyja palët.

“BE-ja duhet të bashkëpunojë edhe më ngushtë me vendet kandidate në fushat kyçe të sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës”, tha Kovacs.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, duhet bërë hapa konkrete drejt krijimit të shoqërive të mëdha si dëshmi se marrëveshja respektohet dhe të dyja palët janë të gatshme të bëjnë kompromis për dialogun dhe shpresojnë se mund të arrihen zgjidhje të kënaqshme për te dyja anët”, u shpreh ajo.

Theksojmë se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kosova po merr pjesë për herë të parë.

Delegacioni nga Kosova ka tri ulëse ku të pranishëm janë Saranda Bogujevci, Arben Gashi dhe Enis Kervan.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, i është drejtuar me një fjalë Asamblesë së Këshillit të Evropës, e që është hera e parë që një deputete kosovare e bën një gjë të tillë.

Në fjalën e saj, ajo ka përmendur luftën në Kosovë e në Ukrainë, duke theksuar se kosovarët e kuptojnëmirë atë çfarë po kalojnë sot ukrainasit.

/GazetaSinjali/