image Përfaqësuesit e SBASHK priten në takim nga Nagavci: Takimi përfundoi pa rezultat, nesër mbahet protesta

Arsim

Përfaqësuesit e SBASHK priten në takim nga Nagavci: Takimi përfundoi pa rezultat, nesër mbahet protesta

news image

SBASHK ka bërë të ditur se pas konferencës për media, Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci dhe zv/ministrin Taulant Kelmendi.

“Pas konferencës me mediet që ka mbajtur sot SBASHK , Ministrja  Nagavci  bashkë me  zv.ministrin Taulant Kelmendi  janë takuar në MASHTI  me kryetarin Rrahman  Jasharaj, nënkryetaren  Vjollca Shala,  sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri  dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri”, thuhet në njoftim.

Tutje, SBASHK ka njoftuar se takimi ka qenë i shkurtër dhe ka përfunduar pa asnjë rezultat, kështu SBASHK ka theksuar se protesta e nesërme do të mbahet.

Sipas sindikatës, Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedojë konkretisht për kërkesat legjitime të anëtarësisë që SBASHK i ka bërë publike tani e sa kohë.

“SBASHK shpreh keqardhje për këtë qëndrim të Ministres Nagavci dhe prandaj nesër do të mbahet protesta  e 4 paralajmëruar dhe Këshilli Drejtues do të vendosë edhe për veprimet tjera sindikale. SBASHK uron që nesër në kuadër të protestës përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqës të protestës në përpjeke për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/