Përfaqësues të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprën e Chirac që ka pasur në lirinë e kosovarëve.
Haradinaj ka kujtuar mbështetjen që Franca nën udhëheqjen e tij i ka bërë Kosovës duke ndalur agresionin e Serbisë së udhëhequr nga Millosheviq.
“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e ish Presidentit francez, Jacques Chirac. Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj.
Në anën tjetër Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë Behgjet Pacolli e ka konsideruar si vendimtar ish-presidentin francez për pavarësinë e Kosovës.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjen Chirac, popullin francez dhe qeverinë për vdekjen e ish-presidentit Zhak Chirac. Udhëheqja e tij gjatë luftës në Kosovë ishte vendimtare për çlirimin tonë dhe rrugën drejt demokracisë dhe pavarësisë. Do ta kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar Pacolli në Tëitter./Gazeta Sinjali/