Ambasadori dhe përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit, Nicolas de Riviere, dje në New York ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë takim e ka bërë të ditur Riviere, i cili ka treguar se kanë biseduar për punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Diplomati francez ka thënë se Franca mbështet negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të raporteve në mes të dy shteteve.
“Takim i shkëlqyeshëm me presidenten Vjosa Osmani sot. Franca mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Riviere.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt New York-ut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit./GazetaSinjali/