image Përfaqësojnë qytetarët, por mbajtën armë e keqpërdorën pozitën - këta janë deputetët e Kuvendit me aktakuza

Politikë

Përfaqësojnë qytetarët, por mbajtën armë e keqpërdorën pozitën – këta janë deputetët e Kuvendit me aktakuza

news image

Gjuha joparlamentare, mosvijimi në seanca të Kuvendit apo edhe ardhja sa për t’u nënshkruar për meditje, janë vetëm disa nga shkeljet që i bëjnë deputetët e Kosovës pothuajse çdo herë që kanë ditë pune në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një raporti të monitorimit të punës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) për vitin 2022, ku u identifikuan mangësitë e punës së Kuvendit dhe të deputetëve, u bë e ditur se në mesin e 120 deputetëve, 11 prej tyre që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend me zërin e tyre, janë përballur me ligjin gjatë vitit 2023.

Në mesin e 11 deputetëve me aktakuza, kanë prirë deputetët e mazhorancës së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u ndjekur nga deputetët e AAK-së, PDK-së dhe atyre MULTIETNIK.

Shtatë deputetë të Vetëvendosjes me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 janë: Glauk Konjufca, Mimoza Kusari Lila, Artan Abrashi, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Dy deputetë të AAK-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 janë: Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj.

Deputeti i PDK-së me aktakuzë aktive gjatë vitit 2022 është Xhavit Haliti.

Ndërsa, edhe nga GP MULTIETNIK me dënim të formës së prerë është një deputet, Samra Ilijaz)

Që në për qindje i bie se 9.2% e Kuvendit të Kosovës kanë shkelur ligjin.

Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta deputetë gjatë vitit 2022 janë:

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e

detyrave zyrtare”,

“Sulmi”,

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”,

“Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër

materiale ose i detyrimeve financiare”.

Anipse marrin goxha para për punën që e bëjnë, ka nga ata deputet të cilëve rrallë u ndihet zëri, e që nuk janë të interesuar të flasin për çështje të cilat i preokupojnë qytetarët, nga të cilët dhe janë votuar.

E sipas raportit të lartëcekur, deputetët të cilët gjatë vitit 2022 nuk kanë qenë aspak aktiv në seanca janë: Gramos Agusholli, Halil Thaçi dhe Luan Aliu nga LV, të cilët gjatë gjithë vitit 2022 janë deklaruar vetëm nga tri herë.

Më pak aktiv se sa këta janë dhe deputetja Adelina Grainca, Adriana Matoshi, Shqipe Isufi dhe Yllëza Hoti po ashtu nga LV, të cilat janë evidentuar me vetëm nga tri deklarata.

Aspak aktiv gjatë vitit 2022, nuk kanë qenë as deputetët të cilët konsiderohen të zëshëm si Mefail Bajqinovci i VV-së, i cili gjatë tërë vitit i ka vetëm dy deklarata. E pasiv në seanca si Bajçinovci, del të jetë dhe deputeti tjetër i VV-së Salih Zyba, Saranda Bogujevci dhe Nasuf Bejta, të cilët vetëm dy herë gjatë vitit e kanë marrë fjalën.

/GazetaSinjali/