Netflix nuk po punon dhe klientët thonë se nuk janë në gjendje të shikojnë shfaqjet e tyre të preferuara. Kompania thotë se inxhinierët po punojnë për të zgjidhur problemin.
Konsumatorët filluan të raportojnë çështje me shërbimin rreth orës 1 pasdite duke thënë se “gjatë rregullimeve nuk do t’i lejojnë konsumatorët të shikojnë asgjë”.
Sipas DownDetector, një faqe në internet që monitoron ndërprerjet në internet, shumica e çështjeve problematike me Netflix janë në Evropën perëndimore, disa pjesë të Kinës dhe Malajzisë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Për secilin që ka probleme, na vjen keq për bezdinë dhe po punojmë për ta rregulluar këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netflix në një status në Twitter.
Ekzistojnë gjithashtu disa raporte për ndërprerje në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.
Përdoruesit u kyçën në rrjetet sociale për të parë nëse njerëzit e tjerë kishin probleme që lidheshin me Netflix, teksa disa prej tyre shkruanin: “Unë nuk di se çfarë të bëj me veten time tani”.
Një përdorues, i quajtur Charles Lopez tha: “Kjo është aq zhgënjyese. Netflix nuk po punon dhe tani nuk kam asgjë për të bërë ndërsa ulem në tryezën time në punë”.
Disa përdorues thanë që po kalonin një ditë të qetë dhe donin të ishin në gjendje të shikonin Netflix për t’u çlodhur, duke pyetur se kur do të ishte përsëri në dispozicion./Gazeta Sinjali/