image Përdorimi i drogës prek edhe moshat 10 vjeçare në Kosovë

Kosovë

Shqetësuese/ Përdorimi i drogës prek edhe moshat 10 vjeçare në Kosovë

news image

Avokati i Popullit ka ngritur alarmin se dukuria e përdorimit të substancave narkotike ka filluar t`i prekë edhe moshën 10 vjeçare e cila nuk ka qenë e prekur më herët.

Ky institucion e ka nxjerr këtë konstatim në raportin me rekomandime Ex-officio, lidhur me përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, të cilin e ka përpiluar pas hulumtimeve në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore

“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare,  informatave të mara nga institucionet e ndryshme dhe OJQ-ve dhe të dhënave që i ka, vlerëson se përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, shto faktin e rënies rapide të moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare” thuhet në komunikatën e dërguar për medie.

Avokati i Popullit konstaton se mungojnë qendrat e specializuara për trajtimin e të rinjve përdorues të substancave narkotike dhe programet përkatëse vetëdijësuese dhe parandaluese ashtu sikurse që ka mungesë të shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe për nga cilësia.

“ Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substancat narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor.”, thuhet në njoftim.

Raporti përfshin rekomandime ndaj institucioneve përkatëse që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve përdorues të substancave narkotike./Gazeta Sinjali/