image Përdoreni sapunin në këto mënyra për të dalë nga situatat e ndërlikuara

Këshilla

Përdoreni sapunin në këto mënyra për të dalë nga situatat e ndërlikuara

news image

Sapuni ka veçori të ndryshme përveç që përdoret për pastrim, të cilat mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme.

Secili prej nesh ka një të tillë në shtëpi, prandaj këtu gjeni disa metoda të thjeshta se si mund ta përdorni në mënyra të tjera.

1. Ngjiteni sapunin me një magnet që të mos bjerë ndërsa bëni dush

Sapuni mund të bashkëngjitet me një magnet në çdo sipërfaqe hekuri si çezma juaj dhe pastaj nuk do të bjerë ose përfundojë në tokën e lagur.

▪ Bëni një vrimë në sapun që është sa diametri i kapakut të një shisheje.
▪ Merrni kapakun e shisheve dhe futni magnetin në të.
▪ Vendoseni këtë kapak në sapun.

2. Pastroni xhamin e thyer në mënyrë që të mos prisni këmbët

Xhami i thyer nuk ka pse të jetë një problem i madh, por ndodh shpesh që copëzat janë aq të vogla sa sytë tanë as i shohin. Pra, xhami mund të mbetet në dysheme dhe të shkaktojë lëndime në të ardhmen. Është e nevojshme, për qëllime sigurie, të pastrohen të gjitha pjesët.

Thjesht kaloni sapunin e rrëshqitshëm në zonën ku janë pjesët e xhamit. Mos e bëni shpejt dhe kini kujdes.

3. Hiqni qafe tingullin e çuditshëm të derës

Thjesht fërkoni menteshat me një sapun. Pastaj hapni dhe mbyllni dyert dy herë në mënyrë që sapuni të përhapet në të gjithë mekanizmin.

4. Largoni dëmtuesit nga bimët e shtëpisë

Sapuni mund të ndihmojë për të vrarë dhe zmbrapsur dëmtuesit e zakonshëm në bimët e shtëpisë dhe bimët e kopshtit. Metoda është shumë e thjeshtë. Përdorni një sapun të përbërë nga vajra organike, kështu që nuk do të dëmtojë bimët tuaja. Mund të jetë edhe një sapun i lëngshëm. Kjo është receta:

▪ 4 litra ujë
▪ 1 lugë gjelle sapun të lëngshëm
▪ 1 lugë gjelle vaj perimesh (opsionale)
▪ Tani përziejeni dhe spërkateni mbi bimët tuaja

5. Fërkoni pasqyrën e banjës për të mos lejuar të vishet me avull

Kjo nuk është lufta më e madhe, por prapëseprapë, mund të jetë e bezdisshme kur çdo herë që bëni dush, pasqyra në banjë bëhet e mjegullt.

Merrni sapunin dhe fërkojeni me kujdes në pasqyrë. Nuk ka nevojë të bëni një shtresë të trashë. Kur të keni mbaruar, merrni një leckë të butë pambuku ose mikrofibër dhe fshijeni pasqyrën derisa të jetë përsëri me shkëlqim.

6. Vendosni një sapun në dollapin tuaj që të mos turpëroheni më vonë nga aromat e këqija

Një sapun ka tendencë të lërë aromën në mjedisin ku vendoset. Zgjidhni një sapun me erën që ju pëlqen më shumë dhe lëreni në një raft, shkruan Class.

7. Lyeni syzet e diellit me sapun në mënyrë që të mos mjegullohen, qoftë edhe në dimër

▪ Lagini syzet me ujë të vakët. Është e rëndësishme të mos përdorni ujë të nxehtë, sepse mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e disa lenteve me një shtresë.
▪ Vendosni një pikë të vogël të sapunit në majë të gishtave.
▪ Fërkoni butësisht të dy anët e lenteve dhe më pas fshijeni me një copë mikrofibër.

8. Mbushni vrimat e gozhdës në murin tuaj kur nuk keni mjete të posaçme

Fërkoni një sapun të thatë mbi vrimat e gozhdave. Pastaj pastroni sipërfaqen e vrimave për të hequr qafe copat e tepërta të sapunit. /GazetaSinjali/