Dega e PDK-së në Drenas ka kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Ajazi përmes një statusi në Facebook, pavarësisht se kryetari aktual Ramiz Lladrovci e ka paraqitur qysh moti publikisht kandidaturën për të parin e Drenasit.
“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit. E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga dega e PDK-së në Drenas, që t’i prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time”, ka shkruar Ajazi.
Ndërkohë, kryesia qendrore e PDK-së ka kërkuar që Lladrovci të jetë kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e këtij viti. Kjo ishte konfirmuar edhe nga një vizitë që bëri u.d. i kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, në Drenas disa javë më parë./Gazeta Sinjali/