image Qeveria shpenzoi mbi 505 milionë euro për tre muaj

Financa

Qeveria shpenzoi mbi 505 milionë euro për tre muaj

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhej se në tre mujorin e dytë të hyrat ishin 660.0 milionë euro, ndërkaq të hyrat në kohën e njëjtë ishin 587.2 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ASK-së, ku paraqitet pasqyra e të hyrave ku pjesën më të madhe e përbëjnë tatimet në produkte, ndërsa paraqiten edhe shpenzimet qeveritare në këtë periudhë.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. /GazetaSinjali/