image Për tre muaj në QKUK lindën 1 mijë e 798 foshnje

Shëndetësi

Për tre muaj në QKUK lindën 1 mijë e 798 foshnje

news image

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 3 muajve të fundit, periudhë në të cilën Kosova është ballafaquar me virusin Covid-19, janë kryer 1798 lindje.

Në bazë të raportit të punës nga data 13 mars, kur në vend është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, deri më 31 mars janë realizuar 438 lindje, prej tyre 162 me ndërhyrje kirurgjike (seksio).

Gjatë muajit prill kishte 692 lindje, 241 nga to janë kryer me operacion.
Në këtë muaj, në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar, ndërkaq, 668 lindje, në mesin e tyre 210 me operim.

Pavarësisht situatës së krijuar, stafi mjekësor ka punuar me kapacitet të plotë dhe brenda kësaj kohe ka kryer edhe 55 operacione gjinekologjike, kryesisht karcinoma (tumor), të shfaqura në organet gjenitale./Gazeta Sinjali/