image "Për të gjithë shqiptarët", Marku me premtim të madh - VIDEO

Sporte Luftarake

“Për të gjithë shqiptarët”, Marku me premtim të madh – VIDEO

news image

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Marku ishte dominues në tërë përballjen dhe e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen dhe Florian Marku siguroi fitoren.

Marku ka shkuar në 11 fitore dhe 1 barazim deri tani në karrierën e tij në boksin profesionist.

Marku ka premtuar se do të boksojë në Kosovë. Ai tha se do të boksojë në Tiranë dhe në Kosovë në vazhdim të karrierës.

https://www.instagram.com/tv/Cb4W7gvDR6G/?utm_source=ig_web_copy_link

/GazetaSinjaliSporti/