Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Marku ishte dominues në tërë përballjen dhe e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen dhe Florian Marku siguroi fitoren.
Marku ka shkuar në 11 fitore dhe 1 barazim deri tani në karrierën e tij në boksin profesionist.
Marku ka premtuar se do të boksojë në Kosovë. Ai tha se do të boksojë në Tiranë dhe në Kosovë në vazhdim të karrierës.