image Për shëndet të mirë të trurit, këto janë ushqimet që duhet të hani

Ushqime

Për shëndet të mirë të trurit, këto janë ushqimet që duhet të hani

news image

E dini që gjithçka ju që konsumoni çdo ditë, ndikon në funksionin dhe shëndetin e trurit tuaj, duke përfshirë edhe aftësinë për të shmangur sëmundjen e Alzhemierit.

Ekziston një ushqim në veçanti sipas Uma Naiddos, nutricioniste dhe pedagoge në Harvard University që thotë se është çelësi për një tru të shëndetshëm: perimet me gjethe jeshile.

Duket se të gjithë ekspertët bien dakord në këtë pikë se ngrënia e zarzavateve me gjethe jeshile është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për trurin.

Disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të shtoni në vaktet tuaja janë:

-Sallata kale

-Spinaqi

-Sallata marule

-Lakra

Por, cilat janë tre arsyet që ndikojnë në këtë proces:

1 Janë të pasura me vitaminë B

Shpesh, sëmundjet e tilla si depresioni dhe demenca shoqërohen me mungesë të vitaminës B, sipas një studimi Wayne State University School of Medicine.

Perimet me gjethe jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9, një aleat kyç për mbështetjen e shëndetit të trurit dhe funksioneve neurologjike.

2 Janë të pasura me lëndë ushqyese që stimulojnë trurin

Perimet me gjethe jeshile janë gjithashtu plot me folate dhe beta-karotenin.

Të dy këto përbërës kanë lidhje me përmirësimin e funksionit të trurit, strukturës së këtij organi, sidomos te moshat e treta.

Janë plot me fibra

Rritja e sasisë së fibrave sjell edhe një mundësi më të ulët për zhvillimin e depresionit, ky është rezultati që zbuloi një studim i botuar “Therapies Complementary in Medicine” në vitin 2021.

Shtimi i fibrave në regjimin ushqimor është shumë e rëndësishme, por veçanërisht perimet dhe zarzavatet me bazë bimore dhe gjethe jeshile që janë të dendura në fibra janë një tjetër “investim” që duhet për gjendjen e trurit tuaj.

/Gazeta Sinjali/