image “Për qejf” – Haradinaj tregon përse bëri pompa me kadetët e FSK-së

Politikë

Politikë/ “Për qejf” – Haradinaj tregon përse bëri pompa me kadetët e FSK-së

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj është deklaruar se përse sot doli dhe bëri pompa me një kadet të Ushtrisë së Kosovës.

“Për qejf”, është përgjigja e parë që Haradinaj i ka dhënë gazetarit gjatë një interviste në T7.

Ai ka thënë se nuk është i padijshëm, por e cilëson vetem si njeri të dijshëm dhe që ia ka larguar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mogherinit.

“Nuk është i padijshëm njeri që vendos me luftuar për liri. Njeriu që lufton është i dijshëm sepse i padijshmi gjen rrugë tjetër”.

“Dialogun me e heq nga Mogherini dhe me ja çu Merkelit kanë bë hajgare kur u kam thënë, por ja tash shiko”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tutje ai ka thënë për përgatitjet akademike. Për herë të parë ai ka thënë se ka master të kryer dhe se njeh tri gjuhë të huaja.

“Kam një master të kryer në AUK dhe kam njohur të caktuara sepse i njoh dy gjuhë të huaja anglishten dhe frëngjishte, e njoh edhe serbo-kroatishten por nuk është se krenohem me të”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tutje ai ka thënë se ka debatuar me kadetin e FSK-së i cili sipas tij kishte fizik të mirë.

“Por nuk bëjë diplomaci me popullin tim. Unë kam bërë pompa me kadet që është nga Shqipëria dhe ishte me fizik dhe e pyeta si je me fizik ma ktheu mirë. Unë i thash a shtyhemi për pompa dhe dolëm jashtë dhe i bëmë”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/.