image Për një ditë dhurohen afro 100 mijë euro nga mërgata e Kosovës për fondin emergjent

Kosovë

Covid-19/ Për një ditë dhurohen afro 100 mijë euro nga mërgata e Kosovës për fondin emergjent

news image

Minnistria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve), me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve tanë, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, bëri të ditur për një ditë janë mbledhur 100 mijë euro,

“Mergata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej”, shkroi Manxhuka në një postim në Facebook.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 377 raste të prekura me COVID-19, 59 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 8 persona kanë ndërruar jetë. /Gazeta Sinjali/