image Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 784 ushtarë të rreshtuar formojnë portretin e Adem Jasharit

Siguri

Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 784 ushtarë të rreshtuar formojnë portretin e Adem Jasharit

news image

Ushtarët e Kosovës kanë bërë një gjest simbolik sot për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ndërkohë, lidhur me këtë Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën do të organizojë seancë solemne, e cila do të nisë në ora 12:00.

Gjithashtu 5, 6 dhe 7 marsi do të shoqërohen me një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të Epopesë.

/GazetaSinjali/