image Për herë të parë Kosova merr pjesë në Lojërat Botërore të Triathlonit

Sporte të tjera

Për herë të parë Kosova merr pjesë në Lojërat Botërore të Triathlonit

news image

Një sukses i madh është shënuar për triathlonin dhe sportin e Kosovës.

Sportisti, Albion Ymeri, është kualifikuar për të marrë pjesë në Lojërat Botërore – World Games 2025, që mbahen në Chengdu të Kinës, nga 7 deri më 17 gusht.

Kjo është hera e parë që Kosova do të përfaqësohet ndonjëherë në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, e cila mbledh sportistët më të mirë të disiplinave joolimpike nga e gjithë bota.

Ymeri siguroi pjesëmarrjen falë renditjes së tij të lartë në disiplinën e duathlonit, ku aktualisht gjendet në pozitën e 39-të botërore.

Lojërat Botërore organizohen çdo katër vjet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IWGA) dhe konsiderohen si platforma më e rëndësishme për sportet që nuk janë pjesë e Lojërave Olimpike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/