image Për gati dy orë që nga publikimi i aktgjykimit të plotë, uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese nuk është e qasshme

Drejtësi

Për gati dy orë që nga publikimi i aktgjykimit të plotë, uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese nuk është e qasshme

news image

Sot Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, uebfaqja e Gjykatës Kushtetuese ka pothuajse dy orë që nuk është e qasshme.

Gjykata Kushtetuese që nga 28 maji ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për formimin e qeverisë.

Ditë më parë Kushtetuesja e shpalli në përputhje me Kushtetutën dekretin e presidentit. Kjo rikonfirmohet edhe sot në konstatimet e saj, në pikën 2, ku thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që dekreti (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”. /Gazeta Sinjali