image Për dy vjet pesë herë krisi dajaku mes deputetëve të Kosovës

Kosovë

Dhunë/ Për dy vjet pesë herë krisi dajaku mes deputetëve të Kosovës

news image

Pesë përleshje fizike, gjatë dy viteve të fundit, kanë pasur deputetët e Kuvendit të Kosovës mes tyre. Debatet në shumicën e rasteve nga studiot televizive u bartën në dhunë fizike sapo janë fikur kamerat. Por derisa të fiken kamerat nuk kishin pritur Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi.

Ata kishin filluar të grushtohen dhe të gjuhen me shishe derisa ishte drejtpërsëdrejti emisioni ku ishin ftuar të debatonin.

Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë mes kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga partitë rivale. Dardan Molliqaj nga PSD dhe Haki Abazi nga LVV u përleshën fizikisht pas një debati të tensionuar mes tyre.

Abazi pretendon se u kap për fyti nga Molliqaj, ndërsa kandidati nga PSD për deputet thotë se nuk pati asgjë më shumë përveç tensione. Megjithatë moderatori i emisionit ku ishin ftuar Molliqaj dhe Abazi tha se ka parë Abazin duke u plandosur në tokë.

“Papritmas e kam dëgjuar një zhurmë të fortë në studio, jam kthyer dhe kam parë teksa plandosej për dysheme z. Haki Abazi. Kam dalë me nxitim në korridor dhe kam mundur ta shoh z. Dardan Molliqajn teksa hynte në lift dhe z. Rexhep Hotin që ishte në korridor. Nuk kam mundur të bisedoj me z. Molliqaj, as me z. Hoti. Nuk e kam parë situatën çfarë ka ndodhur pasi qe isha ne studio dhe ngjarja ka ndodhur jashtë saj”, ka shkruar moderatori i emisionit.

Por, përderisa Molliqaj dhe Abazi ishin përleshur fizikisht prapa kamerave, deputetët Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi nuk kishin pasur aspak problem të rrihen fizikisht drejtpërdrejt në emision televiziv.

Ofendimet nga të dy anët kishin sjellur deri tek goditja me shishe e Milaim Zekës ndaj Frashër Krasniqiti. Ndërsa më pas Krasniqi kishte grushtuar Zekën.

Deputeti Frashër Krasniqi, ishte përfshirë në rrahje edhe me Xhelal Sveçlen.

https://www.youtube.com/watch?v=IFLKb1I7gys&has_verified=1

Deputetja e LDK-së që kishte qenë dëshmitare e rrahjes, Besa Gaxherri, thoshte se moderatori i emisionit ishte përpjekur që t’i qetësonte të përfshirit në përleshje.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, thoshte Gaxherri.

Një rast tjetër i tensionit që gati kishte kaluar në dhunë kishte qenë konflikti mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Kur Dhurata Hoxha si ministre po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, deputetët e VV-së në shenjë proteste nuk kishin lejuar që ajo ta përfundonte fjalimin.

Aty kishte pas tensione mes deputetëve, ku shumë deputetë të tjerë kishin ndërhyrë për të evituar përleshjen fizike. Të tensionuar ishin parë, Memli Krasniqi e Nezir Çoqaj si dhe Liburn Aliu e Salih Zyba.

Por përderisa ky rast ishte mbyllur vetëm me tensione dhe konfrontime, Xhavit Haliti që mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës kishte goditur me bërryl, deputetin e LDK-së Arben Gashi në Kuvendin e Kosovës.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur para shumë kamerave të mediumeve që kishin shkuar për ta përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës. Aty Haliti kishte goditur me bërryl Arben Gashin./Sinjali/