image Për dy ditë rriten çmimet e perimeve në treg, një kilogram spec po shitet deri në 1.30 euro

Sociale

Për dy ditë rriten çmimet e perimeve në treg, një kilogram spec po shitet deri në 1.30 euro

news image

Në tregun gjelbër në kryeqytet, çmimet e prodhimeve bujqësore vendore janë ngritur dukshëm këto ditë. Një kilogram spec është duke u shitur deri në 1.30 euro.

Konsumatorët ankohen se këto janë çmime të larta dhe të përballueshme për shumë qytetarë.

Në anën tjetër, tregtarët shprehën se rritja e çmimeve ka ndikuar shkaku i mungesës së perimeve në këtë vit dhe kërkesës nga blerësit.

Sherife Vrella, pensioniste e cila kishte dalë në treg për furnizim me perime, thotë se çmimet e tyre nuk janë të përballueshme, teksa shton se çmimet janë të larta dhe sipas saj me pensionin që e merr në muaj e ka të vështirë për të mbijetuar.

Për ngritjen e çmimeve të perimeve, konsumatori Ekrem Ismajli ka fajësuar institucionet e shtetit, të cilat, sipas tij, po i mundësojnë tregtarëve të ngritin çmimet si të duan.

Ky blerës nga Prishtina, ka thënë po ashtu se mungesa e importit të perimeve i jep mundësinë edhe bujqve të ngritin çmimet.

Ndërkaq, shitësi i perimeve, Beqir Avdiu tha po ashtu se kërkesa nga konsumatorët për të blerë perime është shumë e madhe, derisa shton se kanë shumë ankesa për çmimin e tyre.

Kurse, fermeri Enver Konjuhi që ka dalë në treg për t’i shitur prodhimet e tij bujqësore, tha se çmimi vendoset në bazë të konsumatorëve, derisa thekson se subvencionet po i ndihmojnë shumë.

Shitësi Beqir Avdiu tha se prodhuesit e perimeve kanë mungesë të këtyre produkteve nga të mbjellat e fundit dhe për këtë arsyeje çmimi i perimeve është ngritur.

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar dy ditë më parë është thënë se çmimi i perimeve është ngritur 28 për qind, si dhe i atyre për pemë 11. 4 për qind./KP

/GazetaSinjali/