Avokati i Popullit në njoftimin se janë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë dhe në atë se çka është diskutuar në këto takime, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u është drejtuar me “zotëri”.
Sipas kësaj del që për Avokatin e Popullit, BSPK-ja është person. Por ky s’është gabimi i vetëm. Edhe emri i ministres Arbërie Nagavci, u shkrua gabim, duke ia shtuar shkronjën “j” dhe një tjetër gabim teknik.