image Për 9 muaj diaspora dërgoi mbi një miliard euro në Kosovë, kryesojnë ata nga Gjermania, Zvicra dhe Amerika

Financa

Për 9 muaj diaspora dërgoi mbi një miliard euro në Kosovë, kryesojnë ata nga Gjermania, Zvicra dhe Amerika

news image

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin me statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, raporton Gazeta Sinjali.

Vlera e remitencave deri në fund të muajit shtator të këtij viti është një miliard e 12.6 milionë euro, që paraqet rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar nga BQK, remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së, rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% ndërsa nga SHBA-ja rreth 7.5%.

Njoftimi:

📈 BQK publikon statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023 📉

🔵Remitancat deri në fund të muajit shtatori 2023 arritën vlerën e 1 miliard e 12.6 milionë euro, rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak

🔵 Vlera e remitancave, sipas vlerësimeve, për shtator 2023 ishin 116.9 milionë euro

🔵 Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 57.4%, kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%

🔵 70% e remitancave vijnë nga vendet e BE-së, ku Gjermania është me 38.1% ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%

🔵 Asetet e kompanive të sigurimit në muajin shtator 2023 kanë vlerën e 298.1 milionë eurove

🔵 Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove

🔵 Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove

https://www.facebook.com/bqk.ks/posts/pfbid02WgB8u4uxwagiskcnha5BhmUNfdmQDmnSwNRAVKuMcUeQv3hTZS2CmcZW3gr1kv9pl?cft[0]=AZVWYlnP510ccGbtxkefx68jYwDRt-apXCIv_aE3ltD8hG7uw_9r12Hg_ASPCDEo13_0MfkMAWbc_QAWEJcMlH47IYBtxqKw01Xhbg-xjJMEWywaE3nnboHnzyFzkueG2xhZ9l4PO0zhW8GtxyGe1Nk4&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/