image “Për 30 ditët e bukura që më ke dhuruar”, Fatjoni i bën befasi romantike Melisës

Bota e Yjeve

“Për 30 ditët e bukura që më ke dhuruar”, Fatjoni i bën befasi romantike Melisës

news image

Fatjoni e la pa fjalë Melisën me veprimin e fundit.

Dy prej protagonistëve më të komentuar të “Përputhen”, janë Fatjon Kuqari dhe Melisa Lleshi.

Në takimet e tyre, dyshja janë parë shumë të afërt, andaj publiku mendojnë që mund të jenë ndër çiftet që do të dalin nga ky program.

Ata nuk hezitojnë ta shprehin publikisht pëlqimin për njëri-tjetrin, e një veprim të tillë e bëri së fundi Fatjoni.

Ai e befasoi Melisën në studio me trëndafila të bardhë dhe një letër që kishte mesazhin më të bukur.

30 trëndafila për 30 ditët e bukura që më ke dhuruar. Të dhurova trëndafila të bardhë, ashtu si edhe shpirti yt pasqyron pastërti dhe sinqeritet në çdo moment. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Fatjoni.

Melisa u emocionua nga kjo befasi, ndërsa Fatjoni tha se është tip i tillë që gjërat nuk i thotë me fjalë por me vepra.

“Jam tip që nuk flas shumë me fjalë, nuk i shpreh gjërat, jam pak më i ftohtë, i bëj me veprime”, tha ai./Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)