Shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19 janë regjistruar në Serbi brenda 24 orëve të fundit. Ndërsa, sipas autoriteteve shëndetësore, 287 persona kanë rezultuar pozitivë nga 9,590 të testuar.
Aktualisht, në Serbi janë 26,738 të infektuar me koronavirus dhe gjithsej 605 të vdekur.
Brenda një dite në Kroaci ka vdekur një person dhe janë regjistuar 24 raste të të infektuarve.
Institucionet shëndetësore në Bosnjë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur 11 të infektuar, ndërsa u regjistruan 399 raste të reja të të infektuarve. /Gazeta Sinjali/