image Për 24 orë, prokuroria ngriti aktakuza ndaj 90 personave

Drejtësi

Për 24 orë, prokuroria ngriti aktakuza ndaj 90 personave

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 54 aktakuza kundër 90 personave, për vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 të dyshuar, si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve.

Në këtë njoftim, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka ndaluar një person dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Raporti për secilën prokurori veç e veç.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy 2 persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona, si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 9 aktakuza kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/