image Për 24 orë ngriten 73 aktakuza ndaj 80 personave

Drejtësi

Për 24 orë ngriten 73 aktakuza ndaj 80 personave

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 73 aktakuza ndaj 80 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë ndaluar 8 persona të dyshuara dhe se janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 8 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

/GazetaSinjali/