image Për 24 orë lindin 31 foshnje në QKUK

Shëndetësi

Për 24 orë lindin 31 foshnje në QKUK

news image

Të enjten, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, lindën 31 foshnje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, 12 nga lindjet u kryen me operacion.

Po ashtu, SHSKUK njofton se 19 foshnje janë të gjinisë femërore, kurse 13 tjera janë të gjinisë mashkullore.

 Sipas raportit, më 14 prill, 13 gra shtatzëna u bënë nëna për herë të parë.

/GazetaSinjali/