Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i personave që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID -19 gjatë ditës së djeshme është 532.
Për këtë shkak, sipas ligjit COVID-19 janë shqiptuar tiketa.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka lehtësuar masat por edhe ka bërë të ditur që më nuk do të ketë paralajmërime për shkelësit dhe se ata drejtpërdrejtë do të dënohen./Gazeta Sinjali/