Kushtet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë mjaft të vështira, ndonëse aty kryhen shumë shërbime shëndetësore. Për mirëmbajtjen e hapësirave të tyre ankesa ka pasur edhe nga pacientët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku një sinjalizues është ankuar për gjendjen e gypave në afërsi të Klinikes së Onkologjisë në QKUK.
Ai ka deklaruar se rrjedhje e nxehjeve dhe tharja e lavanderisë është në këtë gjendje është tash e disa kohë, e ku sipas tij rrjedh ujë i nxehtë.
Ai thotë se nevojiten vetëm 20 minuta kohë për ta rregulluar.
“Në QKUK rrjedhja e nxemjeve dhe tharja e lavanderisë në QKUK rrjedh ujë të nxehtë tash e disa vite, nevojiten vetëm 20 minuta pune për ta rregullu”, tha ai.
Në pamjet që sinjalizuesi i ka dërguar, shihet se si rrjedh uji pa ndalur nga gypat.