image Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse tani janë brenda Ukrainës

Botë

Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse tani janë brenda Ukrainës

news image

Nata ka rënë në Ukrainë pas ditës së pestë të pushtimit. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se pothuajse 75 për qind e forcave ruse të mbledhura në kufi tani ndodhen në Ukrainë.

Numri më i madh i trupave ruse është pozicionuar rreth 24 km nga qyteti i Kievit.

Ndërkohë, zyrtarë ukrainas thonë se ata kanë kontrollin e dy qyteteve tjera kryesore, Kharkiv dhe Mariupol.

Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.

“Ata po përdorin pothuajse gjithçka që kanë në arsenalin e tyre, nga armët e vogla deri te raketat ajrore, në përpjekje për të ngadalësuar rusët,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

/GazetaSinjali/