image Pengojnë policin ta kryej detyrën, arrestohen dy persona në Pejë

Siguri

Pengojnë policin ta kryej detyrën, arrestohen dy persona në Pejë

news image

Në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë dy persona kanë pasur një mosmarrëveshje ndërmjet vete me ç’rast ka ndërhyer edhe policia.

Por, njëri nga të dyshuarit i është vërsul policit, kurse tjetri e ka penguar në kryerje të detyrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin mosmarrëveshje mes veti dhe kur policia ka intervenuar të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave dhe njëri i dyshuar i është vërsul policit, kurse tjetri i ka penguar në kryerje të detyrës. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/